Colley thotë se është mirë dhe negativ pas rezultateve për koronavirus
Sampdoria lëshoi një njoftim të premten duke thënë se Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby kanë dalë pozitiv me koronavirus, pas testeve të kryera nga Dr Amedeo Baldari.
Lajmi erdhi vetëm 24 orë pasi sulmuesi, Manolo Gabbiadini, u bë futbollisti i parë i prekur nga virusi COVID-19.
Sido që të jetë, përmes një postimi në Instagram, Colley tha se ai nuk është i infektuar.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe shqetësimet e juaja për mu. Unë bëra një test gjaku dhe mushkërie të enjten 12 mars 2020 dhe rezultatet ishin negative. Të premten me 13 mars 2020 bëra një test tjetër të hundës, por rezultatet ishin të pasigurta. Prandaj mund të konfirmoj që familja ime dhe unë jemi të sigurt nga koronavirusi”, shkroi ai.
Italia është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, më pas Spanja. /Gazeta Express/








