Gjiganti madrilen është mjaft i interesuar për mesfushorin kualitativ francez të Real Betisit, i cili po shkëlqen në La Liga këtë sezon
Real Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Nabil Fekiri.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se mesfushori francez është bërë objektiv serioz i gjigantit madrilen, përcjell Gazeta Express.
26 vjeçari është duke e shijuar një sezon mjaft pozitiv tek Real Betisi dhe kjo ka bërë që ta zgjojë interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
Mbetet të shihet se sa para do t’i kërkojë Betisi për kartonin e përfaqësuesit francez, i cili vite më parë ishte pranë transferimit në Liverpool.
Fekir pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane dhe mund t’i bashkohet atij në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/








