James Rodriguez e Mariano Diaz mund të përfundojnë në Manchester, e Paul Pogba në Madrid
Real Madridi do t’i përdorë të gjitha mënyrat e mundshme për të ardhur deri tek Paul Pogba.
Mediumi “El Desmarque” shkruan se “Djajve të Kuq” do t’ju ofrohen dy futbollistë, James Rodriguez e Mariano Diaz, si pjesë e marrëveshjes për mesfushorin francez, përcjell Gazeta Express.
Kampioni i botës me Francën vazhdon të përmendet për një kalim eventual tek “Los Blancos”, të cilët po e mendojnë strategjinë e transferimit të tij.
Dhe, me dy futbollistë plus para, United mund të bindet të heq dorë nga Pogba. /Gazeta Express/








