Ka përfunduar pjesa e parë e “El Clasicos”, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi po fiton pas 45-minutëshit të parë, me shifrat prej 2-1, shkruan “Gazeta Express”.
Fillimisht, golin e gjeti i pari Reali me anë të Kylian Mbappes, i cili shënoi në minutën e 22-të, pas asistimit maestral të Jude Bellingham.
Pas një serie të rasteve të shpërdoruara nga Reali, në skenë doli Barcelona, e cila shënoi me anë të Fermin Lopez.
Së pari, Arda Guleri bëri një gabim duke mbajtur topin gjatë në mbrojtje, dhe kështu rezultati u barazua në minutën e 37-të.
Pas gjashtë minutash, Jude Bellingham e riktheu epërsinë për Realin, duke shënuar pas një asistimi nga Eder Militao.
Reali pati edhe dy gola të tjerë të shënuar, mirëpo u anuluan. Kylian Mbappe ishte dy herë në pozitë jashtë loje, çka çoi në anulimin e golave./GazetaExpress/








