Një nënë në Florida të ShBA-ve ka shpërndarë disa foto të fëmijës së saj teksa shihet që trajtohet nga neuroblastoma.
Sophia Soto, tashmë 6 vjeçe nga Florida, ishte diagnostikuar me neuroblastomë më 2014, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Kur ishte 14 muajshe, tumori ishte zbuluar në sy dhe në veshkë.
Në fotot e shpërndara nga nëna e Sophias, Rosie, shihet vogëlushja në gjendje të rëndë emocionale.

40-vjeçarja ishte e shqetësuar për të bijën e saj pasi që sytë e saj kishin filluar të mavijosen dhe pas një vizite të bërë tek një specialist i syve i kishin thënë se vajza ka kancer të syve që shkakton fryrje të syve.
Mirëpo, pas diagnostikimit të vogëlushes në Mars të 2014-s, ajo i është nënshtruar 60 seancave të kimioterapisë, 20 seancave të rrezatimit dhe transplantimit të qelizave burimore për një periudhë më shumë se 6-muajshe.
Pas trajtimit, Sophia vazhdon të jetë në gjendje më të mirë, megjithëse kanceri vazhdon të jetë në sytë e saj.
Mjekët thonë që largimi i kancerit të syve të saj do të shpërfytyrojë fytyrë e Sophia-s.









