Një grua ka rrahur vjehrrën e saj gjatë ditës së djeshme në Podujevë.
Policia ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor pas sulmit fizik.
“Fsh. Ternavë, Podujevë 11.01.2020 – 12:25. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.








