Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futoll.
Prishtina po vazhdon me fitore teksa tani ka 22 pikë në vendin e parë , katër më shumë se Ballkani i vendit të dytë.
Përkundë r humbjes, Dukagjini është ende i treti me 14 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e katërt.
Drenica është e pesta me 11 pikë, e pasuar nga Llapi, Malisheva, Gjilani e Ferizaj me nga 10.
Në fund është Prishtina e Re me shtatë pikë gjithsej.









