Reshjet e shiut që vazhdojnë gjatë natës në pjesë të vendit, mëngjesin e së martës pushojnë gradualisht.
Më pas deri nga mesdita vransirat shpërndahen, e po parashihet të ketë më shumë intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C, derisa ato maksimale shënojnë shkojnë deri në 7C e 10C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare 5-9m/s, nga veriperëndimi.
Mundësi për mjegull shfaqet mëngjesin e së mërkurës ultësirave. Ditën vransirat shtohen, e përgjatë mbrëmjes reshje shiu sërish përfshinë vendin.
Reshje shiu shfaqen pasditen e së enjtes, duke vijuar kohëpaskohe edhe përgjatë së premtës. Temperaturat maksimale mbesin të larta, ndërmjet 7C e 10C, derisa ato minimale të mërkurën zbresin në -1C, mirëpo sërish shënojnë rritje në 2C e 3C nga dita e enjtë.
Duke shkuar nga fundjava mbetet mot i paqëndrueshëm, sa me diell e vransira dhe mundësi për shi më vonë. Të mërkurën dhe të enjten frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 5-11m/s, njofton Mendimi për Motin.








