Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj ishte heroi i të gjithë shqiptarëve në ndeshjen e madhe ndaj Serbisë, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.
Ai shënoi golin e fitores kundër Serbisë të shtunën, të cilin e shënoi në minutën e 46-të të pjesës së parë.
Me golin e Manajt, Shqipëria shënoi fitore të madhe në Leskovc, dhe bëri një hap të madh për të siguruar vendin e dytë në grup, i cili të dërgon në play-offin e Botërorit.
Golin e shënuar atë natë, Manaj ua ka kushtuar fëmijëve të luftës në Kosovë.
Këtë e ka paraqitur nëpërmjet një video në “Instagaram”.

Manaj, të martën në mëngjes ka publikuar një video të golit ndaj Serbisë dhe fëmijëve gjatë luftës në Kosovë. Në video është e shkruar se “kjo fitore është për ata”./GazetaExpress/








