Iniciativa e Rita Orës për të ndërtuar nga një shtëpi për shumë familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri, ka filluar me ndërtimin e shtëpisë për familjen Sala.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, premtoi se do të rindërtonte shtëpinë e një prej familjeve të prekura nga tërmeti.
Familja Sala është familja e cila jeton në fshatin Pinar të Tiranës dhe banesa e saj u shemb nga lëkundja e fortë.
Thank you so much to everyone who donated!! Work has begun on the Sala family house ❤️ your support means everything to these families!! @erionveliaj https://t.co/Jpxvj3YYrI pic.twitter.com/YG78bXNq4P
“Gëzuar ditën e flamurit, Shqipëri. Gjatë ditëlindjes sime dhe në ditët e fundit, jam menduar se cila do të ishte gjëja e duhur për të bërë."
Rita bënte thirrje për këdo që ka mundësinë, të gjejë një familje ose një shoqatë bamirësie, një mënyrë për të ndihmuar me rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe.
E para që zgjodha është familja Sala. Do ta ndjekim ecurinë e kësaj pune që të ketë dhe familje të tjera që të marrin të njëjtën ndihmë. Ju lutem, klikoni në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë dhe ju. Lutjet e mia dhe dashuria ime shkojnë drejt atyre që janë prekur. Me dashuri, Rita””, shkruante Ora në postimin e saj.
Ajo ka bërë me dije se kjo nuk është familja e vetme të cilëve do iu ndihmojë, ndërsa ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi që të veprojnë njëjtë.








