“Pyes vetën ku po shkoj”
Rita Ora për pak sa nuk ka treguar gjoksin, teksa ka bërë disa fotografi në rrugën Harley të Londrës.
Rita Ora ka ngritur temperaturat me disa foto provokative që ka postuar në Instagram gjatë ditës së diele në rrugën, Harley të Londrës.
Këngëtarja 31 vjeçare për pak sa nuk ka treguar gjoksin në një xhaketë të shkurt e cila ekspozonte belin e saj.
Era duket në stil, por shumë media kanë shkruar se ajo ka humbur shumë kilogram kohëve të fundit, gjë që ka bërë që ajo të duket shumë e dobët në paraqitjet e saj. /GazetaExpress/

















