Rita Ora sërish ka postuar një fotografi ku zbulon shumë nga trupi i saj, ndërsa as komenti i nënës së saj në gjuhën shqipe nuk mungon.
Rita Ora shfaqet në një foto teksa qesh me të madhe kur duke pozuar, fustani i zhvishet nga anët dhe i zbulon trupin.
Ajo ka zgjedhur ta postojë këtë fotografi në profilin e saj në Instagram, ndërsa e ka përshkruar duke thënë se "ndonjëherë duhet vetëm të qeshim".
Ndërkohë nëna e saj, Vera Ora nuk ka vonuar për t'i bërë një koment epik të radhës.
Vera ka shkruar duke e përkrahur këtë herë vajzën: "Qeshu rini qeshu, bota është e jotja".
E përveç komentin në shqip, Vera i ka shkruar edhe në gjuhën angleze: "Jo ndonjëherë, gjthmonë e dashur"./Gazeta Express/









