Këngëtari Robert Berisha ka vazhduar që të argëtohet me këngën e fundit të Nora Istrefit
Nora Istrefi e lansoi këngën e saj “Anna” që është një këngë në bashkëpunim me reperin Gjiko para disa muajve.
Kënga u përfol se i ishte kushtuar pikërisht Robertit pas ndarjes së saj.
Ndërkohë, ka shenja që çifti mund të ribashkohen derisa Robertit i pëlqen kjo këngë dhe se atë e ka lëshuar disa herë deri me tani.
Edhe sot ai e ka lëshuar atë dhe e ka postuar në InstaStory në Instagram, derisa e ka bërë tag edhe ish gruan e tij Nora Istrefi.

Ditë më parë, modelja Jess Kadiu befasoi të gjithë me një deklaratë ku e konfirmonte lidhjen me Robertin, por pasi që ky i fundit ishte ndarë nga Nora. /GazetaExpress/














