AS Roma vazhdon të jetë shumë aktive në merkato dhe duket se ka vendosur të forcojë mbrojtjen e saj në krahun e majtë.
Së fundi, klubi italian ka nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit holandez Tyrell Malacia, i cili shihet si opsion i fortë për këtë pozicion.
Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, raportoi në mesditë:
“AS Roma ka kontaktuar Tyrell Malacia si opsion për krahun e majtë.”
Sipas Romanos, gjatë bisedimeve me Manchester United për Jadon Sancho – ku sulmuesi anglez ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin – Roma gjithashtu ka marrë informacion mbi kushtet e një marrëveshje të mundshme për Malacia.
🚨🔴🟡 EXCL: AS Roma make contact for Tyrell Malacia as left back option.
During talks with Man United for Sancho (no green light yet from Jadon), AS Roma also ask for Malacia deal conditions.
Tyrell, keen on the move; Besiktas also interested in the Dutch left back. pic.twitter.com/GRa230BsDH
Gjithashtu, raportimet theksojnë se Malacia është i pajtimit për një lëvizje drejt kryeqytetit italian, duke e bërë më të mundshme finalizimin e marrëveshjes.
Por interesi për mbrojtësin e majtë nuk vjen vetëm nga Roma; edhe klubi turk Besiktas ka shprehur dëshirën për ta transferuar holandezin.
Me këto zhvillime, javët e ardhshme priten të jenë vendimtare për të kuptuar nëse Malacia do të bëhet pjesë e ekipit të Romës ose do të zgjedhë një destinacion tjetër. /GazetaExpress/








