Pas fitores bindëse 5–1 të Al Nassr ndaj Al Fateh në kuadër të Saudi Pro League, skena më e veçantë ndodhi pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes.
Ylli portugez Cristiano Ronaldo, që ishte ndër më të dalluarit në këtë fitore, u afrua te influenceri i njohur IShowSpeed, i cili njihet për adhurimin e tij të madh ndaj Ronaldos.
Në një moment që po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale, Ronaldo i tha Speed-it të udhëheqë tifozët në festë, duke ia dhënë atij rolin e “dirigjentit” të atmosferës në stadium.








