Cristiano Ronaldo dhe klubi i tij, Al-Nassr janë eliminuar nga Kupa e Mbretit në Arabinë Saudite, në 1/8 e finales.
Al-Nassr u mposht në shtëpi me shifrat prej 2-1 nga Al-Ittihad, shkruan “Gazeta Express”.
Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Karim Benzema, i cili shënoi në minutën e 15-të.
Golin e barazimit, Al-Nassr e gjeti përmes Angelos në minutën e 30-të.
Mirëpo, Al-ittihad e riktheu epërsinë në minutën e 47-të të pjesës së parë, përmes Houssem Aouar, i cili u asistua nga Mario Mitaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare.
Nga minuta e 49-të, Ittihadi luajti me një lojtar më pak, pasi Julaydan u ndëshkua me të kuq.
Deri në fund më nuk pati gola, dhe mysafirët dolën me fitore nga stadiumi i Al-Nassr.
Ky i fundit megjithatë është i pari në tabelë në Saudi Pro League, duke udhëhequr me 18 pikë./GazetaExpress/








