Cristiano Ronaldo gjendet në Madrid.
Ai është fotografuar gjatë ditës së sotme së bashku me shokët në Madrid, teksa ka nënshkruar një fanellë të Realit për disa tifozë.
Sipas AS, ai do të jetë në ‘Santiago Bernabeu’ për ta përcjellë nga afër El Clasicon.
Ronaldo ka shfrytëzuar anulimin e ndeshjes Juventus - Inter për shkak të koronavirusit për të udhëtuar në Spanjë.
Kjo është hera e parë që Ronaldo kthehet në Madrid, në Bernabeu, pas largimit drejt Juventusit në vitin 2018.
Ai e ka veshur fanellën e Realit për nëntë sezone, ka bërë 438 paraqitje dhe ka shënuar 450 gola, ka dhuruar edhe 131 asistime.
Në 30 El CLasico, Cristiano ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar një asist. /Gazeta Express/









