Al Nassr ka shënuar fitore 2:1 në shtëpi ndaj Al Fayha në kuadër ë Saudi Pro League.
Cristiano Ronaldo shënoi të dy golat e vendasve, duke shkuar në 952 gola në karrierë, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht, mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet Jason Remeseiro në minutën e 13-të.
Cristiano Ronaldo barazoi shifrat në minutën e 37-të, pas asistimit nga Kingsley Coman.
E në minutën e 14-të shtesë, Cristiano Ronaldo shënoi nga penalltia për 2:1.
Me këtë fitore, Al Nassr vazhdon si lider me 21 pikë, shtatë fitore nga shtatë ndeshje.








