Rooney gjithashtu është me Messin.
Ëayne Rooney beson se Lionel Messi është pak mbi të “pabesueshmin” Cristiano Ronaldon sepse ylli i Barcelonës “ju torturon para se t’ju vrasë”.
Rooney, edhe pse ka luajtur shumë vite me CR7, është rreshtuar te ara që preferojnë argjentinasin para portugezin në debatin për futbollistin më të mirë në botë.
“Ronaldo nuk ishte aq i përqendruar te golat kur filluam të luanim së bashku, por mund të shihni se gjithçka që ai dëshironte ishte të ishte lojtari më i mirë në botë”, u shreh Rooney.
“Ai punoi, punoi dhe gjithçka nisi të dalë në pah. Cristiano është bërë një golashënues i jashtëzakonshëm dhe ai dhe Messi janë pa dyshim dy lojtarët më të mirë që bota e futbollit ka parë”.
“Por, pavarësisht miqësisë time me Cristiano, unë do të shkoja për Messin. Është për të njëjtën arsye siç kam dashur të shikoj Xavi dhe [Paul] Scholes: Messi i bën gjërat më ndryshe”.
“Unë nuk e mbaj mend kur Messi ka shënuar duke goditur topin me aq sa ka fuqi. Ai thjesht i dërgon në rrjetë, e bën aq lehtë”, shtoi ai.
“Ronaldo është i pamëshirshëm në zonë, një vrasës. Por Messi do t'ju torturojë para se t'ju vrasë. Messi thjesht të jep përshtypjen se ai po argëtohet më shumë”.
“Këta të dy kanë ndryshuar plotësisht lojën përsa i përket numrave të shënimit të golave dhe nuk mendoj se ata do të mund të krahasohen ndonjëherë”. /Gazeta Express/








