Rooney beson se është vetëm çështje kohe, pasi rekordi me ‘Tre Luanët’ do t’i thyer nga Kane.
Ish sulmuesi i Manchester United dhe Everton, Wayne Rooney, e ka kaluar Bobby Charltonin në listën e golashënuesve më të mirë në histori, duke i varë atletet me 53 gola në 120 paraqitje.
Megjithatë, Rooney thotë se ky rekord s’do të qëndrojë gjatë.
Ai beson se objektivi i “Djajve të Kuq”, Harry Kane, do ta kalojë dhe të mbajë për shumë vite rekordin e golashënuesit më të mirë.
“Do të bëhem i sinqertë dhe kjo mund të ju befasojë, por unë s’jam golashënues natyral”, tha Rooney.
“Mbaj rekordet për gola për Manchester United dhe Anglinë dhe jam shumë krenar për këtë, por ka pasur nënsha më të mirë se unë”.
“Si u bërë rekord-thyes përderisa nuk isha golashënues natyral? Koha. Kam luajtur për 13 vite për Unitedin, 15 vite për Anglinë. Kisha kohë për të thyer rekorde dhe nëse shikoj prapa, është dashur të shënoj më shumë”.
“Nuk mendoj që do t’i duhet edhe shumë Harry Kane që të thyejë rekordin tim me Anglinë dhe do të ishte moment krenarie për mua”.
Sulmuesi i Tottenham tashmë ka shënuar 32 gola në vetëm 45 paraqitje me Anglinë dhe duke parë moshën, 26 – ai ka edhe shumë vite karrierë për të shënuar golat e nevojshëm që do ta dërgonin atë të parin në listën e realizuesve më të mirë në Angli. /Gazeta Express/








