Rovena ka diskutuar me Fitimin për pëlqimin e këtij të fundit ndaj Sarës.
Ajo u shpreh se Fitimi nuk do të mbërrij asgjë tek Sara pasi sipas saj i përçmon dhe i përqesh femrat, transmeton Klankosova.tv.
“O Fitim edhe ti nuk e besoj që ki me mbërri najsen tek Sara se nuk po je shumë këmbëngulës romantik, je pak përqeshës e femrat nuk e kanë qejf kur i përçmon dhe i përqesh – ti duhet të përulësh tek Sara. Edhe me dashtë edhe me gjujt kunja nuk ka”, u shpreh Rovena.
Mes tjerash, Rovena i tha Fitimit se rastin me Sarën e ka të humbur.
“Nëse e vazhdon kështu e ke të humbur këtë gjë”, u shpreh Rovena.
Në anën tjetër, Fitimi u shpreh se i ka treguar Sarës se i pëlqen, por nuk përulët ndaj saj.
“Unë i kam tregu Sarës që shumë më ka pëlqy, e me u përul nuk ka shanse”, u shpreh Fitimi.
Në gjithë këtë diskutim i pranishëm ishte edhe Driloni që u gëzua shumë nga fjalët e Rovenës.
“Bravo Rovenë, pikë leje qashtu”, u shpreh Driloni.
Për të parë më shumë detaje nga gjithë ky diskutim, klikoni videon në linkun më poshtë.








