Këngëtarja Rovena Stefa, e cila ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova 3”, ka bërë paraqitjen e saj të parë publike pas daljes nga shtëpia në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.
Gjatë intervistës, Rovena nuk i kurseu kritikat për ngjarjet brenda spektaklit, duke theksuar se në shtëpi mungoi njerzillëku dhe transparenca.
Ajo madje pretendoi se disa nga banorët kishin përfituar nga informacione që duhet të ishin konfidenciale, duke përmendur dhomën e rrëfimit.
"Kanë marrë informacione nga dhoma e rrëfimit", tha ish-banorja.
Modelja që refuzon t’u përgjigjet mesazheve të djemve në rrjetet sociale.
Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /GazetaExpress/.








