Një përleshje ka ndodhur mes shtatë personave në fshatin Gaçkë të Ferizajt dje në mbrëmje. Mes tyre pesë ishin të mitur.
Për pasojë, dy veta morën lëndime nga thika dhe u dërguar për tretman mjekësor.
Policia tha se pesë prej tyre u shoqëruan në stacion, ndërsa dy të tjerë, të mitur, u arrestuan.
“Fsh. Gaçkë, Ferizaj 20.01.2026, 22:55. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pesë prej tyre të mitur. Dy nga të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore nga mjeti i mprehtë (thikë) dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pesë të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të mitur janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha policia.








