Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe ylli i Hellas Veronës, Amir Rrahmani, ka ofruar ndihmë në parandalimin dhe mposhtjen e koronavirusit – sëmundjes ngjitëse që e ka goditur botën muajin e fundit – në një video për ngritjen e vetëdijes në rrjetet sociale.
Qendërmbrojtësi prishtinas ndodhet në vendin e goditur më së rëndi nga koronavirusi jashtë Kinës, Itali, nga ku ka dhënë një mesazh vetëdijesimi për këtë virus, shkruan Gazeta Express.
Qeveria italiane ka shpallur zonë të kuqe në gjithë vendin dhe u ka bërë thirrje të gjithëve të udhëtojnë vetëm në raste emergjente, përndryshe të qëndrojnë brenda deri më 3 prill.
Kjo nënkupton se deri në këtë datë nuk do të zhvillohet asnjë ngjarje sportive në vend dhe Rrahmani është në mesin e atyre që do të qëndrojnë në karantinë në këtë vend.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, e ka shpërndarë videon e Rrahmanit dhe e ka falënderuar kapitenin e verdhekaltërve për mesazhin vetëdijesues.
“Koronavirusi na shqetëson të gjithëve në cdo vend. Mund ta mposhtim atë duke i ndjekur rregullat themelore të sjelljes dhe duke e shmangur kontaktin me njerëz për një kohë. Faleminderit kapitenit të ekipit kombëtar të Kosovës, Amir Rrahmanit, për videon e rëndësishme të vetëdijesimit”, ka shkruar Orlando në Twitter.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 168 persona në Itali, duke e çuar totalin në 631.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në gjithë botën është rritur dukshëm në 24 orët e fundit, me 5.000 raste të reja dhe 244 persona më shumë të vdekur. /Gazeta Express/
? #Coronavirus concerns all of us in every Country. We can defeat it by following basic rules of behavior & avoiding interpersonal contact & proximity for a while.
⚽️ Thanks to Captain of Kosovo National Football Team Amir Rrahmani for this important awareness video! ?
?????? pic.twitter.com/I9YiJybofX








