Për banorët e fshatit Raqë të komunës së Gjakovës, ky vend është i shenjtë.
Aty gjendet një kryq, rreth tri metra i gjatë, nën dheun e të cilit, sipas rrëfimeve, është një kishë, disa kufoma, mes tyre edhe e një prifti, si dhe ar.
Nue Gjini, i cili është 70 vjeç, thotë se kur e ka gropuar këtë vend ka mbetur i befasuar me gjetjet që ka hasur.
E se mund të ketë një kishë nën dheun e këtij kryqi e pranon edhe historiani Kriger Ramaja, për të cilën i referohet vitit 1455.
Vizitë kësaj hapësire i kanë bërë shumë arkeologë, të cilët duan ta zbulojnë këtë ngjarje mistike.
Kështu, Gjini, më tej rrëfen për një takim të tij me disa arkeologë nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi.
Ndërkaq, sipas gojëdhënave nëse dikush i ka bërë keq këtij vendi e ka gjetur një e keqe.
Edhe famullitari i Gjakovës, Patër Ndue Kajtazi, thotë se arkeologët duhet ta hulumtojnë atë vend.
Ndërsa, arkeologu Arben Hajdari thotë se e ka vizituar disa herë atë vend, por nuk e ka gërmuar akoma, pasi, sipas tij, duhet një shumë e lartë e mjeteve financiare për këtë gërmim.
Tutje, thuhet se Kisha e Raqës i kishte edhe filialet e veta në disa fshatra përreth tij si: në Dol, Goden dhe Pjetërshan.
Kështu, Nue Gjini rrëfen edhe një histori tjetër që i ka ndodhur një të afërmi të tij te Kisha e Dolit.
Në vitin 2003, 70-vjeçi thotë se gjatë kohës kur e pastronin këtë vend u kanë dalë shumë varreza. Sidoqoftë, kjo pjesë do të mbetet mister deri në momentin kur arkeologët ta thonë fjalën e fundit./GazetaExpress/








