Organizata Syri i Vizionit, si institucion i pavarur dhe joqeveritar, ka realizuar një hulumtim me qytetarët e komunës së Pejës lidhur me kënaqshmërinë dhe besueshmërinë që ata kanë në Policinë e Kosovës (PK) në komunën e tyre.
Lidhur me këtë, sot është publikuar raporti për “Kënaqshmërinë dhe besueshmërinë e qytetarëve në Policinë e Kosovës”. Raporti në fjalëve në pah pikëpamjet e qytetarëve për bashkëpunimin, besueshmërinë, punën dhe angazhimin e policisë, shqetësimet të cilat ata kanë për dukuritë më të cilat policia ballafaqohet, janë ballafaquar vetë apo komuniteti i tyre në lagje dhe fshatra si dhe njohuritë që ata kanë për policin e lagjes.
Qytetarët e vlerësojnë sjelljen e policisë në raport me ta si shumë të mirë.Këtë e kanë pohuar mbi 70% e të intervistuarve, ndërsa 30% prej tyre sjelljet e policisë i kanë cilësuar si deri diku të mira.
Qytetarët e komunës e Pejës vlerësojnë se Policia është njëra ndër institucionet me të besueshme, duke lënë kështu pas gjykatën dhe prokurorinë dhe institucionet tjera të drejtësisë e sigurisë. Kjo është deklaruar nga 76% e qytetarëve të përfshirë në hulumtim.
Për më tepër, ata kanë vlerësuar se në krahasim me vitin e kaluar, për 20% janë zvogëluar shqetësimet e tyre dhe veprat kriminale,deri sa 62% e qytetarëve mendojnë se shqetësimi i tyre për sigurinë në bashkësinë/lagjen ku jetojnë mbetet i njëjtë si vitin e kaluar. Mirëpo, sipas tyre,këtë vit angazhimi i policisë ka qenë dukshëm më i mirë në parandalimin dhe luftimin e dukurive të ndryshme, duke shënuar një rritje prej 21% më shumë se sa vitin e kaluar, ndërsa 46% thonë se deri diku është bërë kjo gjë, që lë të kuptojë se policia ka qenë shumë më aktive në këtë drejtim.
Ajo që ishqetëson me shumë qytetarët në komunën e Pejës, mbetet rreziku nga qentë endacakë. Ky është vlerësuar si rreziku më i madh për ta, ndjekur nga lëvizja e shpejtë e automjeteve, vjedhjet, përderisa në numër shumë të vogël janë theksuar edhe sulmet fizike e përdorimi i substancave narkotike.
Rritje të besueshmërisë së qytetarëve ka pasur edhe në gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me policinë. Këtë besueshmëri e kanë deklaruar 31% e respondentëve, kurse 45% thonë se deri diku ndihen të sigurt. Pjesa dërrmuese e qytetarëve kanë vlerësuar se policia i trajton njëjtë të gjitha rastet pa dallime etnike e gjinore. Kjo është pohuar nga mbi 50% të qytetarëve, mirëpo nga një përqindje e vogël është thënë edhe që ka anime në aspektin e trajtimit të rasteve, sinë aspektin etnik e po ashtu edhe gjinor.








