Meksika regjistroi një numër rekord prej 35 588 vrasjesh në vitin 2019, treguan sot statistikat zyrtare.
Kjo shifër është më e larta, që prej dy dekadave më parë, kur filloi publikimi i statistikave të krahasueshme.
Numri i vrasjeve u rrit me 2,7% krahasuar me atë të një viti më parë.
Pjesa më e madhe e vrasjeve janë kryer nga banda kriminale. Rreth 60 000 persona mbeten ende të zhdukur.








