Opinionisti Rron Gjinovci është përplasur me ish-kandidatin për deputet nga LDK’ja, Bajrush Morina dhe opinionistin tjetër, Bleron Baraliu.
Morina ka thënë se LDK’së i takojnë së paku gjashtë ministri për shkak të gatishmërisë së tyre për të lidhur koalicion me VV’në.
“LDK’së i takojnë gjashtë ministri. Gatishmëria e tyre për të lidhur koalicion me VV’në duhet të shpërblehet. LDK po i lejon VV’së të ketë kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Duhet një ndarje më e barabartë pasi që LDK po mbesë pa pushtet fare. Unë të isha si LDK’ja do i lejoja VV’së të ketë edhe presidentin nëse nuk arrihet marrëveshja”, tha ai.
Ndërkohë Baraliu ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, po thyen parimet dhe nuk po e tregon vetën politikan të shkathët. Ai tutje ka shtuar se Kurti shpesh hedhet në gabime cka i bëjnë dëm arritjes së marrëveshjes.
“Kurti ka dështuar si politikan dallavergji. Ai po dështon në këtë pikë në marrëveshjen me LDK’në që një vjet e gjysmë. Nuk është politikan për dallavere”, tha Baraliu.
Gjinovci ka sulmuar të dytë.
“Njëri prej tyre flet prej prirjeve sentimentale, ndërsa tjetri politikën e sheh si biznes”, ka thënë Gjinovci.
“Këtu spekulime të juaja që vlejnë në botën e biznesit nuk vlejnë në politikë, pasi që arritja e një marrëveshje nuk ndikon përfundimisht në fatin e tyre. Këto gjëra që po i flitni nuk mund të provohen” /Express/








