Naxhide dhe Avdi Avdiu kanë kaluar vite të tëra në mërgim.
Megjithatë, pavarësisht kushteve të mira ekonomike dhe suksesit të arritur jashtë vendit, ata vendosën të kthehen në vendlindjen e tyre, në fshatin Gojbul të Vushtrrisë.
“So kurgjo e pamundur,” thotë Avdiu me buzëqeshje, duke treguar për jetën e re në fshat. “E kemi shëndetin dhe atë që na duhet për të qenë të lumtur.”
Çifti Avdiu ka vendosur të jetojë një jetë më të qetë dhe të thjeshtë, të lidhur ngushtë me natyrën dhe traditat. Ata janë shembull për shumë të tjerë, duke treguar se lumturia nuk varet nga pasuria materiale, por nga shëndeti, harmonia dhe vendimet e duhura në jetë.
Se cili është rrëfimi i tyre, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.








