Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Fetah Rudi, ka folur para mediave para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.
“Kauzat që do t'i shtyj përpara dihet, janë vrasjet politike që kanë ndodhur pas luftës, si dhe kërkesat e qytetarëve. Edhe për personat me aftësi të kufizuara, do të jem i zëshëm për të drejtat e tyre”, ka thënë ai.
Ai nuk ka komentuar diskutimet për koalicionin LDK – LV.
“E kemi betimin si deputetë, pastaj shohim”, thotë ai.
“Sido që të jetë do të jem në Kuvend të Kosovës, do të jem në parlament por do ta ngre zërin”, ka shtuar tutje. /GazetaExpress/








