Faqja zyrtare e Juventusi ka bërë të ditur se dy futbollistët, Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi, janë shëruar nga koronavirusi, pasi testet e tyre të fundit për virusin Covid-19 dolën negative.
Daniele Rugani ishte ndër futbollistët e parë që u infektuan me virusin Covid-19, duke bërë kështu që Serie A, por edhe të gjitha ligat e tjera, të pezullohen përkohësisht, deri sa të kalohet kriza e pandemisë, transmeton Gazeta Express.
Përderisa të gjitha aktivitetet sportive kanë qenë të pezulluara, Juventusi më vonë e konfirmoi se edhe dy futbollistë të tjerë – Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala – ishin infektuar me koronavirus.
Megjithatë, tani klubi italian ka bërë të ditur se Matuidi dhe Rugani janë shëruar.
“Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi, sipas protokollit, u testuan dy herë për virusin Covid-19. Testet kanë dalë negative. Kështu që, lojtar janë shëruar dhe nuk janë më të detyruar të qëndrojnë vetëm të izoluar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e klubit.
Covid-19, guariti @MATUIDIBlaise e @DanieleRugani https://t.co/VSCj13bm2w pic.twitter.com/Mo4EpFMQtB
Tani, futbollistët do të duhet t’u kthehen stërvitjeve individuale nëpër shtëpi, derisa të lejohet të rinisin seancat stërvitore të klubeve, për t’u përgatitur për rinisjen e kampionateve.
Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain, Douglas Costa, Danilo, Alex Sandro, Miralem Pjanic, Sami Khedira, Adrien Rabion dhe Wojciech Szczesny do të duhet të kthehen të gjithë gjatë ditëve të ardhshme në Itali, pasi që kishin udhëtuar jashtë Italisë pas fillimit të përhapjes së madhe të koronavirusit. /Gazeta Express/








