Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka synim kryesor blerjen e yllit të Napolit, Fabian Ruiz, i cili do të kushtonte të kuqve plot 80 milionë euro.
Të kuqtë, megjithatë, pritet të përballen me konkurrencë të fortë në treg për mesfushorin e talentuar spanjoll, transmeton Gazeta Express.
Sipas mediave në Angli, Ruiz është synimi kryesor i Kloppit në verë dhe klubi është i gatshëm t’ia paguajë Napolit rreth 80 milionë euro për të.
23-vjeçarit i është ofruar mundësia ta zgjatë kontratën në San Paolo, por ai po ngurron t’ia përkushtojë të ardhmen klubit italian duke u pajtuar për kontratë të re dhe është duke e vonuar vendimin për këtë deri në fund të sezonit.
Ndërkohë, Liverpooli nuk do ta kishte të lehtë blerjen e Ruiz gjithsesi.
Kjo pasi të kuqtë pritet të përballen me garë të fortë nga Real Madridi, Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United, për shërbimet e tij./Gazeta Express/








