Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Stef Blok deklaroi se Rusia ka kryer veprimtari spiunazhi në vendet perëndimore, ndërhyrje të padëshirueshme dhe operacione kibernetike.
Blok theksoi se ”Rusia në vendet perëndimore ka kryer spiunazh, ndërhyrje të padëshirueshme dhe operacione kibernetike” dhe sipas tij ”kjo vështirëson dialogun dhe bashkëpunimin me qeverinë e vendit”.
Ai tha se Rusia përdor mjete dixhitale për manipulime, sabotime, dezinformime dhe spiunazh.
“Rusia ka një gamë të gjerë të mjeteve që i përdor në interes të saj siç janë spiunazhi, ndërhyrja e jashtme e padëshiruar, kërcënime ushtarake dhe sulme kibernetike”, shtoi Blok.
”Rusia për Perëndimin vazhdon të jetë një fqinjë dhe aktore global që ka një ndikim në çdo fushë si në siguri, stabilitet, ekonomi dhe energji”, shtoi ai.








