Ylli anglez i Borussia Dortmundit është mjaft i kërkuar në Premierligë, por atë e duan edhe gjigantët e La Ligas
Jadon Sancho është sot njëri prej futbollistëve më të kërkuar në tregun evropian.
Ylli i Borussia Dortmundit pëlqehet mbi të gjitha nga klubet e Premierligës.
Mediumi britanik “The Athletic” raporton se përfaqësuesi anglez do ta preferonte një transferim në Manchester United, përcjell Gazeta Express.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt pëlqehet edhe nga Liverpooli e Tottenhami, por edhe nga vetë “Citizens”.
Por, lojtari do të ishte i hapur për një transferim në “Old Trafford”.
Për kartonin e tij, Dortmundi i kërkon mbi 100 milionë euro.
Gjithashtu, spekulohet se interesim për përfaqësuesin anglez kanë shfaqur edhe gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona. /Gazeta Express/








