Sara dhe Ledri kanë ndarë me ndjekësit videon e ëmbël në Instagram.
Për vetëm pak javë pritet që Sara Hoxha dhe Ledri Vula të bëhen prindër për herë të parë.
Teksa imazhet dhe videot e ëmbla nuk i ndalin aspak, ata vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar.
Në postimin e fundit Sara dhe Ledri shihen duke ndërtuar një shtrat në formë ovale për bebin që pritet të vijë dita ditës në jetë.
Çifti i veshur në rroba sportive, dukej tejet i lumtur për të kryer detyrën së bashku dhe në fund ndërtuan shtratin kaq të lezetshëm.








