I deleguari i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenellm e ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për, siç ka thënë ai, angazhimin e palëkundur që marrëveshja për rifillimin e fluturimeve komerciale në mes të Prishtinës dhe Beogradit të bëhet realitet, raporton Gazeta Express.
“Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur për ta bërë këtë të mundur”, ka shkruar Richard Grenell në Twitter, derisa e ka publikuar shkrimin e presidentit Hashim Thaçi.
Thank you for your steadfast commitment to making this happen. https://t.co/yWLTbhYZVV
Mirëpo, kjo ka ngritur pakënaqësi te serbët që i kanë shkruar Grenellit disa porosi për të parin e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçin.
“Ky person është një terrorist i njohur”, shkruan një person.
The man is a known terrorist.
Dikush tjetër ka kërkuar nga Grenell që ta bindë Thaçin të vizitojë Beogradin, duke iu referuar si gjarpër.
“Ambasadori Grenell, përpiquni ta bindni Thaçin aka gjarprin të vijë në Beograd”, thotë ky person.
Ambassador Grenell, try to persuade Thaci aka Snake to come to Belgrade? pic.twitter.com/NzA2FYIrNK
Një tjetër kërkon nga Grenelli që të ketë kujdes me "gjarprin".
Ambassador Grenell be careful with "Snake".https://t.co/uKnp7W9jfO
Gjithashtu, serbët i kanë shkruar Grenellit se Thaçi ishte një bashkëpunëtor i udhëheqësve terroristë të Kosovës, trafikant i organeve njerëzore dhe tregtar i drogës.
Ambassador Grenell thanks the killer, the organ dealer, the terrorist and the drug dealer.https://t.co/CwX0RdMJmq
Këto pakënaqësi të serbëve vijnë pas marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd që nuk ka funksionuar që nga viti 1999.
Për ta jetësuar këtë marrëveshje, Serbia ka kërkuar nga Kosova të heqë taksën prej 100 për qind të vendosur për produktet serbe dhe boshnjake. /GazetaExpress/








