Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, në Beach Volley ka siguruar gjysmëfinalen e Kampionatit Ballkanik, pasi Serbia refuzoi të shfaqej në fushë për t'u ndeshur me "Dardanet".
Ndeshja ishte paraparë të luhej sot me fillim nga ora 8:30 në mëngjes, mirëpo, ekipi serb nuk doli në fushë për përballje me vashat tona, të cilat tash kualifikohen në gjysmëfinale.
Edhe ekipi i meshkujve i Kosovës gjithashtu ka arritur deri në fazën gjysmëfinale.








