Sot, në faqen zyrtare të Këshillit Evropian u njoftua se Serbia nuk është ndër vendet që kanë miratuar masat e reja restriktive të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.
Sipas deklaratës së zyrës së përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kalas, në listën e personave dhe entiteteve të sanksionuara, e cila u përditësua më 29 janar 2026, janë shtuar gjashtë persona të rinj, raporton Fonet.
Me këtë vendim, masat restriktive ndaj Rusisë janë miratuar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia dhe Ukraina. Bashkimi Evropian thekson se respekton vendimet e këtyre vendeve.








