Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin ka arritur një marrëveshje për furnizimin me gaz.
Sipas Vuçiqit, Serbia ka siguruar zgjatjen për tre muaj të kontratës së gazit me kushte të favorshme, pavarësisht situatës së tensionuar ndërkombëtare.
Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur Rusia, nën udhëheqjen e Putinit, po vazhdon luftën në Ukrainë për kontroll territorial, duke e bërë bashkëpunimin energjetik mes dy vendeve edhe më të ndjeshëm në arenën ndërkombëtare.








