Gjilani po vazhdon përgatitjet në Turqi para nisjes së stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.
Në kuadër të përgatitjeve të sotme, klubi i Gjilanit ka zhvilluar një sfidë interesante gjatë stërvitjeve.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, disa futbollistë të Gjilanit shihen duke bërë zhonglime të topit, duke tentuar të pijnë ujë.
Në këtë sfidë morën pjesë Edi Basa, Armend Thaqi, Edison Kqiku dhe Senad Jarovic./GazetaExpress/








