Shoqata Federale Aviacionit Civil të SHBA ka lajmëruar të martën se ka kufizuar fluturimet civile të SHBA “në zonat apo hapësirat ajrore mbi Irak, Iran dhe në ujërat perëndimore të Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit
“Administrata e aviacionit civil lëshon këtë njoftim për Fluturimet civile që sonte ka ndaluar aviacionin civil të SHBA për të fluturuar në hapësirat ajrore në Irak, Iran dhe në ujërat e Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit. FAA do të vazhdojë që të monitorojë nga afër gjendjen në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë që të koordinohemi me partnerët tonë kombëtarë të sigurisë dhe këto informata do ti dërgojmë tek partnerët tonë që bartin civil për vendimet e radhës”, thuhet në këtë deklaratë.
Kujtojmë se sot Irani ka sulmuar dy baza ushtarake të Amerikës në Irak më rreth 20 raketa balistike tokë-tokë. /GazetaExpress.








