Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) duket se ka një shije tepër të çoroditur për muzikë
Ata edhe në ndërrimin e moteve kanë zgjedhur për të festuar me muzikë popullore serbe.
Kjo është parë në një video që kanë dërguar në adresë të Express disa persona që e kanë parë këtë detaj, të cilin edhe e kanë incizuar.
Në këtë video shihet një këngëtar i muzikës popullore serbe duke kënduar menjëherë pas ndërrimit të moteve.
Nuk është hera e parë që njerëzit në RTSH kanë shije për muzikë serbe, derisa në Tiranë ka vite që këngëtarët serbë priten edhe më mirë se këngëtarë të tjerë shqiptarë në koncerte e mbrëmje festive atje. /GazetaExpress/








