Klubi i futbollit Gjilani njofton se për shkak të koronavirusit, i cili e ka prekur të gjithë botën, nga sot i ka suspenduar të gjitha aktivitetet e shkollave të futbollit, shkruan Gazeta Express.
Klubi kosovar tutje tregon se këtu bëjnë përjashtim gjeneratat U-17 e U-19, të cilat do ta vazhdojnë punën në ambient të hapur.
Vendimi i gjilanasve vjen si pasojë e masave të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës, si pasojë e ngjarjeve të ditëve të fundit nga virusi famëkeq. /Gazeta Express/








