“Një gënjeshtër e pastër”. Kështu ka thënë gruaja që u akuzua se pati marrëdhënie me A$AP Rocky gjatë kohës sa Rihanna ishte shtatzënë dhe ka thënë se ajo kurrë nuk do ta tradhtonte shoqen e saj
Ajo po ashtu ka thënë se çifti nuk janë ndarë, pas raportimeve në media se ata u ndanë shkaku i kësaj afere
Amina Muaddi kështu mohoi raportet se ajo ka pasur një aferë me A$AP Rocky, pas thashethemeve nëpër mediat amerikane se ajo e kishte tradhtuar shoqen e vet dhe kishte pasur marrëdhënie me të dashurin e saj.
Muaddi, një dizajnere këpucës dhe stiliste e të famshmeve, i ka hedhur poshtë të gjitha këto shkrime me një postim që ka bërë të premten.
Ajo i quajti ato si “gënjeshtra të pastra” dhe “shumë të turpshme”. /GazetaExpress/
















