Amerikani Damiree Burns udhëhoqi të dielën Sigal Prishtinën në fitoren e vështirë ndaj Golden Eagle Yllit.
Prishtina fitoi pas kohës shtesë, ndërsa Burns shkëlequ me 24 pikë e 17 kërcime, shkruan Gazeta Express.
Dhe të hënën Burns u shpall lojtari më i vlefshëm i xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketball, me amerikanin që i kishte edhe katër asistime.
Në pesëshen më të mirë kanë zënë vend edhe Jayveous McKinnis i Bashkimit, Jasquez Yow i Pejës, Daniel Lekndreaj i Prishtinës dhe Samuel Hunter i Trepçës.
Përzgjedhja bëhet nga FBK-ja në bazë të statistikave të lojtarëve dhe peshës së ndeshjes./GazetaExpress/








