Një protestë e qytetarëve kundër presidentit serb, Aleksandar Vuciq, ka trazuar mbrëmjen e së dielës qëndrimin e tij dhe bashkëpunëtorëve në Çaçak.
Qindra qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit pas raportimeve për praninë e Vuçiqit, duke e pritur me fishkëllima dhe thirrje kundërshtuese pas daljes së tij nga një intervistë në një televizion lokal.
Vučić je napustio zgradu televizije u Čačku, a građani su burno reagovali. pic.twitter.com/Urgfx56wYk
Pas daljes nga studioja, një pjesë e qytetarëve brohoritën edhe slogane fyese ndaj presidentit, në përgjigje të deklaratave të mëhershme të Vuçiqit, i cili i kishte quajtur banorët e Çaçakut “mashtrues dhe kriminelë ortodoksë”.
Atmosfera u tensionua, ndërsa forca të shumta policore u vendosën në terren dhe bllokuan pjesë të qendrës së qytetit për të kontrolluar situatën.
Stižu kerovi pic.twitter.com/xRk8cB2rSN
Protestuesit shprehën pakënaqësi ndaj presidentit, duke e akuzuar për shmangie të qytetit dhe për mosrealizim të premtimeve të bëra ndër vite për projekte publike.








