Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka deklaruar se në Itali janë duke shpresuar që me 4 maj, ekipet do t’i japin fund izolimeve dhe do të kthehen në stërvitje, derisa Serie A planifikohet të rinisë në fund të majit.
Me 3 maj përfundon bllokimi total i Italisë me shpresën që koronavirusi deri atëherë të jetë mposhtur pak a shumë deri atëherë që ekipet të rinisin stërvitjet.
“Javët e ardhshme janë vendimtare për të vlerësuar më shumë gjendjen shëndetësore dhe për të parë nëse mund të kthehemi të luajmë sport në të gjitha nivelet”, tha Spadafora.
“Shpresojmë të konfirmojmë sa më parë datën 4 maj për rikthimin në stërvitje. Shpresojmë të ndodhë, edhe nëse janë stërvitje totalisht të mbyllura”.
“Në këtë moment, shqetësimi kryesor duhet të jetë shëndeti i njerëzve, kujdesi për të gjithë në përgjithësi”.
Në Itali kanë vdekur mbi 22 mijë vetë nga COVID-19, por që nga java e kaluar shifrat kanë rënë dukshëm dhe të gjithë shpresojnë se ky virus po dobësohet. /Gazeta Express/








