Moderatorja e njohur Shqipe Berisha, e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Canapé”, ka ndarë me publikun disa detaje nga jeta e saj familjare, duke folur për herë të parë për bashkëshortin e saj, Valon Morina.
Çifti, që ndan të njëjtin profesion, kanë punuar së bashku edhe në produksionin e spektaklit të njohur "Big Brother VIP Kosova".
Moderatorja tregoi se puna me Valonin ka qenë një eksperiencë e veçantë, megjithëse ndonjëherë e vështirë për shkak të angazhimeve profesionale të shumta.
"Ai edhe kur është në shtëpi, nuk është në shtëpi,” tha ajo me humor, duke iu referuar orëve të gjata të punës dhe përkushtimit të madh që Valoni ka në punën e tij.
Në emisionin “Canapé”, të modertuar nga Shpend Lipa, Berisha ndau gjithashtu disa detaje nga bashkëpunimi me Valonin në projektet televizive, duke theksuar se të punosh në të njëjtin fushë me bashkëshortin kërkon mirëkuptim dhe balancim të përgjegjësive profesionale dhe familjare.
Pavarësisht sfidave, ajo tregoi se bashkëpunimi i tyre ka forcuar lidhjen dhe mirëkuptimin mes tyre.
Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.








