Moderatorja Shqipe Berisha së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin "Canapé", në T7.
Ajo gjatë kësaj interviste të moderuar nga Shpend Lipa. ka ndarë disa detaje nga përvoja e saj si pjesë e produksionit të spektaklit të njohur "Big Brother VIP Kosova". Ajo tregoi se puna në këtë format ishte jashtëzakonisht sfiduese.
“Tre muaj nuk e kam parë familjen time,” tha Berisha, duke përshkruar se angazhimi në një projekt të tillë kërkon përkushtim të madh dhe shumë sakrifica.
Ajo theksoi se të punosh në prapaskenë është po aq stresuese sa të jesh përpara kamerave, pasi ka presion të vazhdueshëm për të siguruar që çdo detaj të jetë perfekt.
Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.








