Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në “Euro 2024” ndaj Italisë.
“Kuqezinjtë” kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.
Skuadra ka punuar për më shumë se një orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës, me grupin që ka punuar i plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtarë.
FSHF-ja bën me dije se ditën e nesërme (e mërkurë) Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore, që do të nisë në ora 12:00 dhe do të jetë e hapur për mediat 15 minutat e para.
Shqipëria e luan ndeshjen e saj të parë në “EURO 2024” me Italinë, me datën 15 qershor.
Ky takim zhvillohet në “Signal Iduna Park” në Dortmund, dhe nis nga ora 21:00./GazetaExpress/








